qeliza.dhe ADN...ARN
1.QELIZA
Qeliza
është njësia thelbesore, funksionale dhe strukturale e të gjitha organizmave tëgjalla, bartëse e jetës: në të zhvillohen të gjitha proceset jetësore (funksionet). Qeliza perbehet nga membrana citoplazmike dhe citoplazma ne te cilen jane të vendosuraorganelet qelizore të cilat permbushin funksione të ndryshme jetësore.Qelizat jane te formave të ndryshme. Qelizat shtazore mund të kenë formë tëdrejtkëndëshit, pllakore dhe cilindrike (qelizat epiteliale), zgjatore (q. Muskulore), yjore(q. Eshtrore), të degëzuara (q. Nervore) etj.Qelizat shtazore janë më të vogla se sa ato bimore. Të mëdhatë janë disa qeliza speciale,siç janë vezet e shpendëve. Ndër to vigan i vërtëtë është veza e struthit, e cila është e madhe sa 36 vezë të pulës.Qelizen e zbuloi shkencetari anglez ROBERT HUKU ne vitin 1665 me prejen e holle teqepes ai verejti disa vrima te cilat i quajti celula (qeliza).
1. Llojet e qelizave
Qelizat ndahen në:
 Eukariote
 Prokariote
Organizmat e gjallë përbëhen (trupi i njeriut përbëhet prej rreth 100 trilion qelizash tëndryshme) nga disa llojë qelizash të cilat biologët dhe kimistët i klasifikojne në disagrupe:
 janë si fluska shumë të vogla ku secila mban një rruazë të vetmetë vyer si rezerve energjie.
 përbëjnë thuaj se gjysmën e qelizave të trupit të njeriut. Qelizat ekuqe të gjakut shpërndajnë oksigjenin në organizëm. Qelizat e bardha të gjakut] janë si një lloj ushtrie të cilat i luftojnë mikrobet. Organizmi i njeriut prodhon nëçdo sekondë rreth 2 milion qeliza të reja.
 janë telat e trupit, d.m.th nëpërmjet tyre bëhet shpërndarja esinjaleve elektrike me një shpejtësi prej qindra kilometrave në orë.Trurii njeriutka rreth 100 milliardë qeliza nervore

 
. Edhe pse në shikim të parë kocka duket e vdekur dhe është e fortë sishkëmbi ajo ndërtohet nga qëliza të gjalla. Qelizat e rrethojnë veten me minerale nëmënyrë që ta bëjnë kockën të fortë.
të cilat në pjesëne syrit të njeriut kapin dritën me të cilen imundësojnë atij që të shohë;
 përbëjnmukusine hollë në hundë dhe zorrët;
,qeliza mashkullore dhe qeliza vezë
, i mbrojnë pjesët e brendshme të organizmit nga ngacmimet e jashtme;Qelizat primitive më të thjeshta janë qelizat prokariote- greq. pro-para, karyo-berthamë,te cilat kanë një ndërtim relativisht mjaft të thjeshtë dhe nuk kanë bërthamë të diferencuar dhe të vetmen bazë që kanë ështëADNdhe nuk kanë membranë. Qelizat që kanë formë,funksion dhe ndërtim të njejtë e përbëjnë njëind.
2. Vetitë
Çdo qelizë ka veti të ndryshme, disa nga këto veti janë:- Riprodhimi - me anë të ndarjes binare, mitozës ose mejozës- Metabolizmi -- Reagimi ndaj ngacmimeve të jashtme, si ndryshimi i tempëraturës apo pH-së
                                                    ADN
Acidi desoksiribonukleik shkurt ADN ( anglisht - DNA ) është njëacid nukleik  (bërthamor) zakonisht në formën e një spirali (dredhe) të dyfishtë që përmban udhëzimegjenetikepërcaktuese për zhvillimin biologjik të të gjitha formave qelizore të  jetës, dhe të shumë vireve. ADN është një polimer i gjatë inukleotidës dhe kodon renditjen e acidit aminoik i gjendur ndër  proteinaduke përdorur  kodin gjenetik , njëkod trinjak i nukleotideve. Në tërësinë eqelizave eukariotikesi të atyre të bimëve, kafshëve,kërpudhavedhe  protistëve,shumica e ADN-ve është e vendosur në bërthamë. Në dallim me qelizat ethjeshta të quajtura prokariote, duke përfshirë eubakteriandhearkaean,ADN nuk është e ndarë ngacitoplazmame një cipë bërthamore. Organelet qelizore të njohura sikloroplaste dhemitokondrigjithashtu përmbajnë ADN. 2.

ADN-ja përmendet shpesh si një molekulë e trashëgimisë, si përgjegjëse për përhapjen e shumicës së veçorive të trashëguara. Tek njerëzit këto veçori mund të shtrihen nga ngjyrae flokëve deri tek sëmundjet prekëse. Gjatë ndarjes qelizore, ADN dyfishohet dhe mund të tejçohet të pjellë gjatëriprodhimit. Studimet që merren me prejardhjen mund të bëhenduke u bazuar në faktin se ADN mitokondrinore rrjedh vetëm nga nëna, dhe kromozomiYmashkullor rrjedh nga babai.ADN-ja e çdo njeriu, pragjenete tyre, trashëgohen nga të dy prindërit.ADN mitokondrinoree nënës së bashku me njëzetetre kromozomanga secili prind bashkohen të formojnë gjenin ezigotës,veza e pllenuar . Si përfundim, me përjashtim të qelizave tëkuqe të gjakut, shumica e qelizave njerëzore përmbajnë 23 palë kromozomesh, së bashkume ADN mitokondrinore të trashëguar nga nëna.
1. Kodi gjenetik 
Bazat e azotuara [Adenina (A), Citozina (C), Timina (T), Guanina (G)] mund teimagjinohen si kater shkronja te alfabetit. Duke përdorur grupe me nga tre shkronja mundte formohen 64 kombinime të ndryshme të cilat formojnë 20 aminoacidet ekzistuese.Me që ekzistojnë 64 tripleta dhe 20aminoacidenë kodin gjenetik disa aminoacide mundtë kodifikohen nga disa tripleta të ndryshme por jo anasjelltas, një tripletë i përket vetëmnjë aminoacidi.
2. Riprodhimi
ADN-ja është një reaksion polimerizimi që ka si reaktante katër tipet edezoksiribonukleosideve trifosfate. Megjithëse në fijet e saj ndodhet vetëm një fosfat,nukleotidet fillestare duhet të jenë trifosfate në mënyrë që të përdorin hidrolizën e dylidhjeve fosfodiesterike (ku njëra është e nevojshme për shtimin e një monomeri dhenjëra e katalizuar nga pirofosfataza inorganike mbi pirofosfatin dalës) për ta bërëreaksionin ekzotermik.Reaksioni katalizohet nga ADN polimeraza, enzime në gjendje të krijojë një tjetër fijeADN-je në kahun 5'-3' e zbuluar ngaArthur Kornberg 1958nëpërmjet një eksperimenti. Reaksioni i ADN polimerazes drejtohet nga fija udhëzuese e ADN-së sepsekrijon një fije të re ADN-je që është komplementare me atë që shërben si udhëzuese.ADN polimeraza nuk është në gjendje ta filloj sintezën e një fijeje pa asnjë pikë fillimi.Për të filluar dyfishimin struktura helikore e ADN-ës duhet të denatyrohet nga disa proteina. Këto janë helikazat, proteinat që ndajnë dy fijet duke përdorur energjinëe ATP-së, dhe proteinat denatyruese, ose proteinat destabilizuese të helikes, jo enzimatike që
mund të denatyrojne ADN-ën duke u lidhur me disa pjesë të fijes e duke i stabilizuar ato.Ky aktivitet prodhon një forcë e cila përhapet në fijet e paçiftuara të cilat mund tëdyfishohen.Meqë polimerazat veprojnë vetëm në drejtimin 5'-3', njëra fije mund të dyfishohet nëmënyrë të vazhdueshme, tjetra rezulton me disa pjesë të reja ADN-je dhe secila prej tyreçon në fillimin e ARN-së. Këto pjesë më vonë hiqen dhe hapësirat bashkohen nga një llojtjetër polimeraze.Rezultati i dyfishimit janë dy helika të dyfishta identike e përbëra nga një fije e vjetër dhenjë e re.
3. Përbëja dhe struktura e ADN-ës
Acidi deoksiribonukleik përbëhet prej dy vargjesh komplementare të lidhura ndërmjetvete me lidhje hidrogjenore. Vargjet e kanë formën e spirales. Në strukturën e ADN-sëmarrin pjesë bazat purine: adenina dhe guanina; bazat  pirimidine: citozina dhetimina; acidi fosfarik dhe deoksiriboza. Deoksiriboza dhe acidi fosforik gjenden në çdo nukleeotid. Prandaj, një nukleotid dallohet prej tjetrit nukleotid në bazë të asaj se cila bazë purine ose primidine gjenden në të.Meqenëse në strukturën e ADN-së marrin pjesë 4 lloj bazash ( A, G, C dhe T), atëherëmolekua e ADN-së është e ndërtuar është e ndërtuar prej 4 lloj nukleotidesh. Specifiteti indërtimit prej llojit në lloj varet nga numri inukleotidevepurine ose pirimidine, lloji dherenditja e tyre në varg polinuklotidik. Bazat azotike purine dhe pitrimidine janë tërenditura në varg në bazë të ligjit të përputhshmërisë. Kjo do të thotë se përballë adeninëstë njërit varg çdo herë gjendet timina e vargut tjetër, e përballë guaninës gjendet citozina.Bazat purine të njërit varg janë të lidhura me bazat pirimidine të vargut tjetër me lidhjehidrogjenore.Adenina(A) lidhet me timinën (T) me dy lidhje hidrogjenore, kurseguanina(G) mecitozinënme trilidhje hidrogjenore. Sasia e ADN-ës është konstante dhe specifike për çdo qenie të gjallë.
4. Roli biologjik 
Kur është qështja e rolit biologjik, atëherë dihet se AND-ja është bartëse dhe përcjellëse evetive trashëguese. Ajo përmesARN-ës -që do të thotë se ajo në mënyrë indirekte- ekontrollon sintezën e proteinave, e cila kryhet nëribosome, e përmes  proteinave e kontrollonnatyrëndhe shpejtësinë e proceseve të ndryshme biokimike nëqelizë. Pra, AND-ja është rregullator i proceseve jetësore. Sasia e AND-ës në qelizë është konstantedhe specifike për çdo qenie të gjallë. Duhet cekur se para ndarjes së çdo qelize bëhetdyfishimi i AND-ës. Prandaj AND-ja merr pjesë në procesin e ndarjes së çdo qelize. Kydyfishim i AND-ës bëhet përmes procesit që quhet replikim.Molekulat e ADN-ës janë të vetmet molekula organike që kanë aftësi të riptodhojnë vetveten.
ARN.....
Në qelizë ekzistojnë disa lloje të ARN-ës, të cilat dallohen në mes tyre për nga ndërtimidhe funksioi. Gjenden në bërthamë të qelizës në sasi të vogël e më tepër në citoplazmë.ARN-ja është e ndërtuar prej dy bazave purine: adeninës dhe guaninës, dy bazave pirimidine: citozinës dhe uracilit, prej pentozës- ribozës dheacidit fosforik . Uracilidhe ribozajanë njësi specifike strukturore të ARN-ës, të cilat nuk gjenden nëADN.Molekula e ARN-ës është e përbërë vetëm prej një vargu nukleotidesh.
1. Llojet e ARN-ës
 Në qelizë gjenden tri lloje të ARN-ës. Molekula e secilit lloj përbëhet vetëm prej njëvargu polinukleotidik.
ARN-ja informative (ARNi) gjendet në ribosom. Kjo ARN i kopjon informatatgjenetike nga ADN-ja e bërthamës, prej së cilës edhe vetë sintetizohet. ARNi, ekrijuar në bërthamë prej ADN-ës, kalon mandej në ribosme dhe merr pjesë direktnë sintezën e proteinave.
ARN-ja transportuese ose solubile (ARNt dhe ARNs) gjendet në citoplazmë tëqelizës. Ka për funksion transportimin e aminoacideve prej pjesëve të ndryshmetë citoplazmës në vendin e sintezës së proteinave- në ribosome. Për çdo lloj tëaminoacidit ekziston një ARNt e veçantë. Meqenëse në qelizë gjenden 20 llojeaminoacidesh, atëherë ka edhe 20 lloje të ARNt.
ARN-ja ribosomale (ARNr) gjendbashë me proteinat, hyn në ndërtimin eribosomeve, prej nga edhe e ka marrë emrin. Funksioni i saj nuk dihet. Ndërtimi dhe llojet e ARN. Te disa viruse bimore dhe shtazore p.sh. te virusi që shkakton poliomelitin, te virusi i SID-ës, te virusi i Rausit i cili shkakton kancerin etj, materialitrashëgues është ARN, kështu që gjenet e tyre janë segmente të ARN.ARN është produkt parësor i gjeneve, d.m.th. i ADN dhe ka strukturë të ngjashme meADN, mirëpo për dallim ARN është molekulë lineare njëzingjirore shumë më e vogël semolekula e ADN. Në vend të dezoksiribozës ka sheqerin-ribozë si dhe në vend të timinës(T) ka bazën uracilë (U). ARN është përbërës i kromozomeve i të gjithë organizmave tëgjallë, ndërsa në përqindje më të madhe gjendet në bërthamëz dhe në ribozome. ARNi-informativ perben 5% te ARN ARNt-transportus perben 10% te ARN ARNr-ribozomal perben 85% te AR


 
Username:
Password:
 
sot keni pasur 52905 visitors (105392 hits) ne kete faqe
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free