figurat stilistike ne gjuhe shqipe te gjitha

 

SINONIMET-- (në greqishten e lashtë : syn 'συν' = "edhe, me, bashkë" dhe onoma 'όνομα' = emri) janë fjalë të ndryshme me kuptime të ngjashme apo të njëllojta dhe janë të zëvendësueshme (të këmbyeshme). Antonimet janë fjalë me kuptime te kundërta apo gati te kundërta. (Sinonimi dhe antonimi janë antonime.)

Sinonimet mund të jenë emra, folje apo mbiemra, gjersa te dyja nyjet e palës janë pjese e njëjte e fjalisë

GROTESKU-- eshte nje menyre shprehjeje ose menyre paraqitjeje ne te cilen bashkohen ane te stermadhuara te vena ne kontrast te forte e te papritur,ose format me te perziera,te parregullta e te largeta te realitetit duke i shformuar deri ne perqeshje

.Nga keto burime u ushqye letersia e shkruar me grotesk duke filluar nga poema "Iliada" dhe "Odisea" te Homerit etj. - - Don Kishoti eshte nje figure groteske me karakter te nderlikuar e te dyzuar,misherim i marrezise njerezore,por edhe i heroizmit e vetemohimit per drejtesi. - - Shembull: - - Magjistari - thote Sojliu (nenkuptohet Don Kishoti), e beterizon te bukuren dhe e zbukuron te beterten. - - (Migel Servantes - Don Kishoti i Mances) - - Fjalet e pjerreta perbejne grotesk. - - ----

- Hiperbola vjen nga greqishtja hyperbolé = hedhje pertej,zmadhim i tepruar. - - Hiperbola eshte figure stilistike, qe ndertohet mbi bazen e zmadhimit jashte mase deri ne tepri te qenieve,sendeve a tipareve te tyre,per te bere pershtypje ose per te theksuar mendimin.Hiperbola eshte ajo figure letrate e cila nje send ose nje dukuri e jep teper te zmadhuar, me qellim per te bere nje efekt te madh te lexuesi. P.sh Sa e gjate eshte jeta e tij ; sa pa mbarim jane deshirat..E keshtu pa fund

Kontrasti vjen nga frengjishtja contraste = ndryshim i madh, kundershti. - - Kontrasti ndertohet duke vene perballe ne menyre te theksuar dy karaktere njerezore,dy sende a dukuri,por duke kundervene figura a tablo te tera,jo ane ane te vecanta,si te antiteza. - - Kontrasti tregon nje kundershti te fuqishme,nje skajshmeri te dyfishte.Ajo qe i jep fuqi me te madhe kontrastit eshte se figuratvihen afer njera-tjetres.Midis antitezes dhe kontrastit nuk ka kufij te prere

Antiteza vjen nga greqishtje antithesis = kundërvënie (anti = kundër, thesis = vendosje, vënie).Antiteze përftohet duke vene balle për balle dy ane, dy gjendje, dy pamje, dy dukuri te kundërta, qe te dale me shprehës e me ne pah mendimi i autorit. Është përafrim i dy antonimeve.Ajo qe del nga një antiteze e bukur është e shpejte dhe e fuqishme si shkreptima qe shpërthen nga takimi i dy ngarkesave te kundërta

Ti ne gjak te tyre varrin ke

- O i pavarrosuri Skënderbe

Krahasimi eshte venia balle per balle e dy dukurive,dy sendeve a dy frymoreve te ngjashem nga ana e jashtme,perte ndricuar me mire njerin prej tyre,per a bere me te gjalle e me te pasur mendimin. Krahasimi eshte perqasje ose perafrim midis dy imazheve qe arrihet duke bashkuar fjalet perkatese me ndihmen e lidhezave

Personifikimi vjen nga latinishtja persona = person. Personifikomi eshte figure stilistike,me anen e te ciles sendit (ose kafshes) i vishen tiparet e njeriut,gjerat pa shpirt e pa vetedije paraqiten sikur mendojne,veprojne e flasin si njerez. - Shembull : - - Valet me brigje - bajne kuvendime. - - (Llazar Siliqi - Mesuesi) - - Ne kete rast perdoret personifikimi,sepse elementet materiale,valet dhe brigjet , paraqiten si qenie te gjalla e me vetedije dhe qe mund te shkembejne mendime.

Perseritja eshte rimarrja,togfjalesha e fjalive te njejta,qe sherben per te forcuar shprehjen artistike , per te theksuar , per te vene ne pah, ose per te percjelle vecantine e nje gjendjeje emocionale a psikologjike. - - Perseritja i jep

Simboli vjen nga greqishtja sumbolon - shenje konvencionale njohese,nje send i ndare me dysh,dy gjysmat e te cilit sherbejne si shenja njohjeje. - - Simboli eshte nje figure me kuptim te dyfishte,e vila paraqet nje send,nje frymor a nje dukuri nepermjet nje sendi,nje frymori a nje dukurie tjeter,qe behet perfaqesues dhe ngjall lidhje te peraferta.Zakonisht ideja eshte abstrakte dhe simboli qe e perfaqeson ate eshte konkret,si p.sh paqen e simbolizon pellumbi.

Paralelizmi figurativ - - Paralelizem vjen nga greqishtja paralletos - qe ecen krahas,prane njeri-tjetrit. - - Paralelizmi figurativ este venia e nje dukurie te natyres perballe me nje gjendje shpirterore ose me nje veprim njerezor,zakonisht me ane ndertimesh sintaksore te ngjashme. - - Edhe paralelizmi figurativ,ne trajten pohuese ose mohuese,eshte ashtu si personifikimi,nje figure e vjeter stilistike

- Pyetja retorike - - Mbiemri 'retorik' vjen nga greqishtja rhetoricos- i oratorit,qe ka te beje me gojetarine. - - Pyetja retorike ndertohet duke pyetur,pa kerkuar pergjigje,per t'i dhene shprehjes ngarkese emocionale,per ta terhequr vemendjen e degjuesit a lexuesit.

Pasthirrma ose thirrja është një shpërthim poetik i ndjenjave, qe shërben për t'i bere me prekëse fjalet.

Për shembull :

- Ah, moj Shqipëri e mjere!

APOSTROFA-- vjen nga greqishtja "apostrophe" (ndryshim drejtimi, shmangie), nga "apo" (larg), "strophe" (kthese).Apostrofa është figure stilistike, me te cilën u drejtohemi ose thërresim sikur t'i kishim pranë njerëz te gjalle ose te vdekur, a gjera te afërta ose te largëta.

Retiçenca (heshtja) - - Retiçence vjen nga latinishtja reticentia - heshtje. - - Retiçenca perftohet duke e keputur menjeher mendimin,zakonisht para nje fjale ose shprehjeje me peshe, me qellim qe te nenkuptohet vazhdimi i tij. - - Fjalia e nderprere lexohet me intonacion te lene pezull dhe perjetimi ose ironia merr fuqi me te madhe

Pretericioni ( tejkalimi ) - - Pretericion vjen nga latinishtja praeteritoi - kalim pertej, kapercim pa e permendur. - - Pretericioni le ne heshtje per t'u nenkuptuar dicka,por pastaj e permendme hollesi ate qe nuk u tha para heshtjes.Eshte formule,permes se ciles thuhet se nuk do sshprehet ajo,qe do te dale me tej ne fjali me me fuqi edhe prozes ritem,kur sherben per ta organizuar tekstin

Epanastrofeja vjen nga greqishtja epanastrofé - rikthim, nga epana - serish dhe strofé - kthim, rrotullim. - - Kur nje ose disa fjale e fundit te vargut a te nje fjalie perseriten ne fillim te vargut a fjalise qe pason, perseritja quhet epanastofe. - - Shembull : - - Sot u pame e sot u ndame - Dhe nuk thame dot nje fjale

Epanalepsa vjen nga greqishtja epanalepsis - perseritje, rimarrje. - - Epanalepse kemi kur nje fjale a shprehje e fillimit te nje vargu perseritet ne fund te atij vargu. - - Shembull

Epifora vjen nga greqishtja epiphora - shtese. - - Epifora eshte perseritje e po atyre mjeteve ne fund te vargjeve a fjalive per t'u dhene ngarkese emocionale. - - Epifore quhet edhe vargu i fundit qe sherben si mbyllje ose si refren pas cdo strofe. - - Shembull : - - Syte e mi kane pare - Rrezellimin e veses - Dhe kane qare

Anafore vjen nga greqishtja anaphora - nxjerrje lart. - - Anafora eshte perseritja e nje fjale a nje togu ne fillim te dy a me shume vargjeve ose frazave. - - Shembull : - - Ato te mirat, - ato te bardhat, - ato te dlirat, - ato te dashurat, - ato te emblat, - ato te fortat, - ato te drejtat,

Aliteracioni vjen nga latinishtja alliteratio - prane+shkronja. - - Aliteracioni eshte perseritja e bashketingelloreve te njejta prane e prane ne te njejtin varg per shprehesi tingullore. - Aliteracionet krijojne bukur tingellimin e brendshem ne trupin e vargut. - - Shembull : - - Vijne vashat valle-valle - Gushe e gji stolisura. - - (Lasgush Poradeci - Vallja e luleve

- Paronomazia vjen nga greqishtja paronomazia e perbere nga parà - afer, onomazo - quaj. (afer_quaj) - - Eshte figure stilistike qe krijohet duke vene afer ne nje fjali ose ne nje varg dy fjale me perberje tingujsh te ngjashem, por me kuptim te ndryshem

Onomatopeja vjen nga greqishtja onoma - emer, poieo - bej,krijoj. - - Eshte fjale tingullimituese ose pershkrim i dukurive a i sendeve,duke shfrytezuar imitimin e zhurmave e te zerave. - Fjalet paf-puf, bam-bum etj. jane onomatopeike. Fjalet tingullimituese sherbejne per te pasuruar fjalorin e gjuhes

Asonanca (zanoresia) - - Asonance vjen nga latinishtja adsonare - bashketingellon, i pergjigjet nje titulli. - - Eshte rime jo e plote e dy a me shume vargjeve,qe kane te njejta vetem zanoret e theksuara dhe zanore te tjera te fjaleve fundore

Konsonanca (bashketingelloresia) - - Konsonance vjen nga latinishtja consonantia - bashketingellim. - - Konsonanca ose disonanca eshte rime jo e plote,kur fjalet e rimuara, duke filluar nga theksi i fundit ritmik,kane te njejta vetem bashketingelloret,ndersa zanoret i kane te ndryshme

- Pauza (nderprerja) - - Pauze vjen nga greqishtja pausis - nderprerje, ndalese. - - Eshte ndalimi i zerit,nderprerja e ligjerimit per te ndare fjalet ose fjalite jo thjesht per nevoje frymemarrjeje, po per dallim ritmi a kuptimi. - - Shembull : - - Dikur ne ishim te dy - si qielli me detin

Metafora - - Metafore vjen nga greqishtja metaphore - tejbartje,transport. - - Eshte quajtur nga greket e vjeter mbreteresha e tropeve.Ajo emerton nje send a nje dukuri me emrin e nje sendi a dukurie tjeter qe i ngjan. - Pra, metafora eshte perdorimi i nje fjale ne nje kuptim te ngjashem,por te ndryshem nga kuptimi i saj i zakonshem duke e lidhur me je fjale tjeter, pa te cilen nuk do te perdorej ne menyre asnjanese

Katakreza - - Katakreza vjen nga greqishtja katakresis - shperdorim ( kata - kunder, kresis - perdorim ) - - Eshte nje lloj metafore,kur perdorim nje fjale a shprehje ne rastin kur nuk e ka gjuha nje fjale te zakonshme.

Metonimia - - Metonimi vjen nga greqishtja metonymia - nderrim, zevendesim emri. - - Eshte nje fjale e figurshme, qe perftohet duke zevendesuar nje emer te nje sendi, te nje frymori a dukurie me nje emer tjeter , qe ka lidhje me te nga prania e perbashket ne kohe, ne hapesire, si rrjedhim, si shkak

 

Sinekdoka - - Sinekdoke vjen ga greqishtja synekdokhe ( syn - bashke dhe ekdekhomai - kuptoj, marr vesh ) - - Eshte te perdorurit e nje fjale per te shprehur nje ide me te gjere ose me te ngushte se kuptimi qe ka fjala e perdorur, eshte ndryshimi i kuptimit si marredhenie sasie

Ironia - - Ironi vjen nga greqishtja eironeia - tallje e fshehur, shtirje. - - Eshte tallje e holle dhe e fshehur me intonacion lavderues, qe nenkupton te kunderten.Eshte perdorimi i fjales me kuptimin e antonimit te sa

SARKAZMA - (nga gr. sarkazo-kafshoj mishin). Kur ironia merr një karakter te hidhur, sulmues, kur shpreh urrejtje dhe përbuzje te thelle quhet sarkazëm. Këtë mjet te fuqishëm e përdorin shpesh poetet ne veprat satirike ise oratoret ne ligjëratat e veta kur duan te demaskojnë e te goditin rende kundërshtaret, veset e te metat e ndryshme te një shoqërie, klasat shfrytëzuese, parazitet e ndryshëm, etj.

Asteizmi - - Asteizem vjen nga greqishtja asteismos - hoke, fjale therese. - - Eshte figura stilistike, me anen e se ciles qortojme ose shajme, me qellim qe te lavderojme. - Pra,eshte e kunderta e ironise

- Paradoksi - - Paradoks vjen nga greqishtja paradokson - i papritur, kunder mendimit te zakonshem. - - Eshte gjykim origjinal i papritur, qe bie ne kundershtim te hapur me mendimin e pergjithshem, por ne thelb perputhet me te verteten. - Nje pohim i tille ndertohet mbi bazen e nje oksimoroni

Oksimoroni - - Oksimoron vjen nga greqishtja oksymoron - i krisur, i luajtur mendsh. - - Oksimoroni i ngjan paradoksit, eshte nje antiteze e llojit te vecante, ne te cilen bashkohen kuptime te kunderta dhe del nje kuptim i ri

Perifraza - - Perifraze vjen nga greqishtja periphrasis - te folur terthorazi ( peri - terthorazi ,rreth Frasis - menyre te foluri ) - - Grup fjalesh ose fjali qe shpreh dicka, e cila mund te jepej me shkurt ose me nje fjal

Epiteti (greqisht epitheton - shtojce, venie persiper) eshte nje fjale percakutuese, zakonisht mbiemër, që i shtohet një emri për t'i pasuruar kuptimin, duke i dhëne bukuri artistike, duke shprehur një vlerësim, një qëndrim nga autori, ose duke i vënë në dukje nje anë

Alegoria - - Alegori vjen nga greqishtja allegoria,nga allos - tjeter dhe agereia - flas, them, d.m.th te folur per ta kuptuar ndryshe. - - Alegoria eshte nje paraqitje e terthorte ose shprehje,prapa se ciles nenkuptohet nje domethenie tjeter; metafore e zgjeruar

- Eufemizmi - - Eufemizem vjen nga greqishtja euphemismos - fjale ogurmire. - - Eufemizma quhen zakonisht gjithe ato fjale e shprehje,qe zevendesojne fjale te vrazhda e te pahijshme me fjale e shprehje me te lehta e me te buta. - Tek eufemizmi ndryshohet forma e shprehjes pa u ndryshuar asgje nga permbajtja e saj.

Antonomazia - - Antonomazi vjen nga greqishtja antonomazo - nderroj emrin. - - Eshte figure stilistike qe perftohet duke zevendesuar nje emer te pergjithshem me nje emer te pervecem, i cili eshte bere misherim i nje vetie nga historia, letersia, etj

homonimet--Nje fjal fjale qe tingellon dhe eshte shkruar njesoj si nje fjal tjeter por ka kuptim ndryshe nga fjala e par. Dallimi midis dy kuptimeve zakonisht kuptohet nga vendosja e theksit gjat shqiptimit te fjales. Per shembull: Bári(bime qe rritet ne toke) dhe Barí( person qe kullot kafshet

Inversioni (anasjella) - - Inversion vjen nga latinishtja inversione - te vendosurit gjetke,nga ana e kundert. Quhet edhe hiperbate.Shqip perkthehet : anasjelle. - - Anasjella eshte zevendosja artistike e fjaleve kundrejt rendit te tyre te zakonshem sipas sintakses, permbysja e renditjes se tyre ne fjali per qellime te caktuara poetike dhe shprehese

Konversioni (kthesa) - - Konversion vjen nga latinishtja conversio - nderrim,kthese.Quhet edhe refren (qe vjen nga frengjishtja réfrain - perseritje ). - - Eshte perseritje e nje ose disa vargjeve,kur pas disa fjaleve,zakonisht pyetese,jepet e njejta pergjigje e shkurter

Enumeracioni (numerimi artistik) - - Enumeracion vjen nga latinishtja enumeratio - numerim. - - Eshte renditja njera pas tjetres e fjaleve,qe kane lidhje nga kuptimi. Kur Naim Frasheri te poema "Bageti e bujqesi" shkruan :

Gradacioni (shkallezimi) - - Gradacion vjen nga latinishtja gradatio - shkallezim. - - Eshte renditje fjalesh a sinonimesh (se paku tri), qe e japin nje mendim, nje veprim ose nje peisazh shkalle - shkalle , duke e ngadalesuar ose duke e forcuar , ne zbritje apo ne ngjitje. - - Shembull gradacioni zbrites : - - Valimi i anijes se lehte

Elipsa është figura stilistike qe krijohet, kur heqim nga tërësia e tekstit ndonjë fjalë a pjesë, e cila nënkuptohet, pa prishur kuptimin, me qellim qe t'i japim shprehjes me shume gjallëri, hijeshi a shpejtësi. Fjala elipsë vjen nga greqishtja e vjeter "elleipsis" që do të thote mungesë. Kjo figure përdoret me tepër ne poezi dhe në dramaturgji. Shembull nga letërsia artistike:- Labëria -

Pleonazmi - - Pleonazem vjen nga greqishtja pleonasmos - teprim. - - Eshte figura stilistike qe perftohet nga perdorimi i fjaleve te teperta, me kuptim te njejte ose shume te afert,duke e forcuar mendimin ose duke e bere m bindes. Kur kemi " levizi qerpiket e syve" eshte pleonazme,sepse mjafton te thuash " levizi qerpiket " per te kuptuar qe ai "levizi qerpiket",sepse vetem syte kane qerpike. -

Asidenti - - Asident vjen ngagreqishtja asyndeton - i palidhur ( a - mohuese, sydein - lidh, bashkoj ) - - Eshte figura stilistike,ne te cilen me qellim lihen menjane lidhezat per t'i dhene shprehjes gjalleri e intonacion te shpejte. - - Shembull: - - Nena,motra,nusja dalin,

Polisidenti - - Polisident vjen nga greqishtja polisyndeton - shume lidheza. - - Eshte figura stilistike qe perfitihet nga perdorimi i shume lidhezave, duke e ngaterruar ecjen e frazas per theksim. - - Shembull : - - Nje foshnje ndane rruges rrinte

- Kiazma - - Kiazme vjen nga greqishtja hiazmos - kryqezim. - - Eshte figure stilistike qe krijohet nga permbysja e gjymtyreve,nga vendosja e tyre ne forme te anasjellte, por duke ruajtur rendin sintaksor. Kjo figure eshte nje perftese me shume efekt si loje gjuhesore. - - Shembull : - - Lufta per burrat eshte e burrat per lufte jane. - - (Bilat Xhaferri )

Një epilog është një kapitull përfundimtar në fund të tregimit atje shpesh shërben për të zbuluar fatin e karaktereve. Epilogues mund të shfaqë disa skena tangentially vetëm në lidhje me temën e tregimit. ato mund të përdoren për të lënë të kuptohet në një vazhdim ose të mbyllë të gjitha ends.ai

 lirë mund të ndodhë në një periudhë të konsiderueshme kohore pas komplotit kryesore ka përfunduar. në disa raste, epilogu ka qenë përdorur për të lejuar personazhi kryesor një shans për të ''flas lirisht''. epilogun mund të vazhdojë në stilin e disa narrative dhe perspektivë si histori e mësipërm, edhe pse formën e një epilog herë pas here mund të
të jenë krejtësisht të ndryshme nga historia e përgjithshme. kur hapat e autorit në fund flet drejtpërdrejtë për të lexuesit, që është më siç duhet konsideruar si një pasthënje, ajo mund të përdoret gjithashtu si një vazhdim.

 
 




Comments on this page:
Comment posted by miranda( miranda.ballalive.com ), 05/08/2014, 5:39 pm:
nuk duhet te na i tregojne gjerat te tjeret por duhet te vrasim mendjen

Comment posted by Hasan( Hasan.alive.com ), 01/06/2014, 3:10 pm:
sksjfhkjshdagdfhjifsgdh;sdhg;f

Comment posted by nessa, 11/14/2013, 6:48 pm:
Jann shum te bukura

Comment posted by pranvera( pranvera_ezoodragusha.net ), 04/03/2013, 5:56 pm:
jane figura shume te njohura shqipe



Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your message:

 
Username:
Password:
Advertisement
 
 
sot keni pasur 11120 visitors (23579 hits) ne kete faqe
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=