kimi

Hidrogjeni është një gas, ky eshte elementi i pare i tabeles periodike te elementave. Hidrogjeni ka vetem një elektron ne shtresen e pare elekronike, kjo shtrese për të qenë e plotë duhet të ketë dy elektone. Masa atomike e hidrogjenit eshte 1.008g/mol. Në bërthamën e tij ky element përmban një proton që ka ngarkesë positive dhe në shtresën e jashtme një elektron me ngarkesë negativ

Vetitë fizike Ngjyra pa ngjyrë Faza gas Dendësia (0 °C, 101.325 kPa)
0.08988 g/L Pika e shkrirjes 14.01 K
(-259.14 °C, -434.45 °F) Pika e vlimit 20.28 K
(-252.87 °C, -423.17 °F) Pika e trefishimit 13.8033 K (-259°C), 7.042 kPa Pika kritike 32.97 K, 1.293 MPa Nxehtësia e shkrirjes (H2) 0.117 kJ·mol−1 Nxehtësia e avullimit (H2) 0.904 kJ·mol−1 Kapaciteti i nxehtësisë (25 °C) (H2) 28.836 J·mol−1·K−1

Karboni është një element kimik i tabelës periodike që ka simbolin kimik C dhe numër atomik 6. Është një jometal katërvalent. Atomi i karbonit është në gjendje të lirë ose si pjesë përbërëse e komponimeve të tij karbonateve. Mund të shfaqet në tri forma hibridizimi si: sp³,sp² dhe sp.

Me anë të tyre karboni mund të lidhet respektivisht me 4, 3 dhe 2 atome ku këndet janë afërsisht 109°, 120° dhe 180°. Sipas simetrisë të funksioneve molekulare komplekse të çifteve atomike që marrin pjesë në lidhje, mund të formohen lidhje njëfishe, dyfishe dhe trefishe. Karboni ka tre forma alotropike dhe një forme ekzotike:

·       Diamanti ( hibridizim sp³, minerali me i forte qe njihet )

·       Grafiti (hibridizim sp², një ndër substancat më të buta)

·       Fulereni (hibridizim sp², molekula nanometrike me siperfaqe prej grafiti )

·       Karboni amorf (që nuk eshte plotesisht alotrop)

Azoti është element kryesor në përbërjen i ajrit. Në përbërjen e trupit të njeriut, azoti merrë pjesë me 3% dhe është kryesisht si element kryesor i ndërtimeit të muskujve

.Azoti në ajër gjendet në sasi 78,1% të pjesmarrjes vëllimore. I lidhur gjindet ne forme te komponimeve joorganike ku komponimi i tij joorganik me i rendesishem shalitra e kilit NANO3.DHe ne forme te komponimeve organike si proteinat. acidet nukleike,aminat dhe aminiacidet. -Bimët, për t'u zhvilluar normalisht, duhet të shfrytëzojn disa elemente të domosdoshme. Prej tyre më të rëndesishme jan;azoti,fosfori dhe kaliumi. -Në munges të ndonjërit prej tyre, bimët nuk mund të zhvillohen normalisht. -Azoti,në temperatur dhome është gaz pa ngjyr,pa erë dhe pa shije. -Ai nuk është helmues, ai nuk digjet as nuk e ndihmon djegjen. -Pak me i lehte se ajri,tretet pak ne uje ,ne temperaturen 195,8 grade celcius kalon ne leng kurse ne 209,8 g.c. kalon ne gjendje kristalore

Magnezi (Mg) është element kimik dhe gjendet i lirë në natyrë.Ai u zbulua ne vitin 1808 nga shkenctari H.Devi.Fjala magnez rrjedh nga fjala greke magnezia ,krahine ne Thesali.Gjendet ne grupin e dyte te sistemit periodik me nr atmik 12.Nga djegja e këtij elementi tek fishekzjarrët krijohet një dritë e bardhë ndriçuese. Në trupin e njeriut normal magnezi paraqitet me një përqindje prej afro 0.15%. kjo sasi përkujdeset për forcimin dhe ruajtjen e imunitetit dhe gjallërimin e nervave dhe turrjen e muskujve.

Komponimet e Magnezit jane:

·       oksidi i magnezit MgO

·       karbonanti i magnezit MgCO3 dhe

·       sulfati i magnezit MgSO4

Hekuri është element kimik. Në trupin e njeriut ai merr pjesë me 0.008% të masës, dhe gjendet kryesisht në gjak. Sasia e hekurit në gjakun e njeriut do të mjaftonte për një gozhdë. Kjo sasi kur lidhet me oksigjenin merr ngjyrë të kuqe, kjo është arsyeja që gjaku i njeriut të ketë këtë ngjyrë, të përafërt me ngjyrën e ndryshkut (tek hekuri në natyrë). Hekuri eshte materiali me i perdorshem ne industri . Ne furrnalta ai perpunohet dhe shnerrohet ne materiale te ndryshme . Hekuri mund te kthehet ne celik keshtu qe i përmirëson vetitë e tij.

Hekuri në natyrë nuk mund të gjendet në gjendje kimike të pastër. Komponimet e hekurit që hasen në natyrë janë xehet apo mineralet të cilat janë okside, karbonate dhe sulfare te hekurit. Xehet më të rëndësishme janë hematiti Fe2O3, magnetiti Fe2O4, sideriti FeCO3, dhe piriti FeS2.Perdoret per shkatrrimin e demtueseve te bimeve, ne mjeksi,ne industrin e tekstilit Klorurui i hekurit ne mjeksi perdoret per ndalimin e gjakderdhjes

Hekuri është një metal i butë me shkëlqim të argjendtë dhe shpejt korrodohet sepse reagon ndaj oksigjenit. Përdoret në formë të legurave si Çelik kur kombinohet me karbonin por mund të kombinohet me kromin, manganin etj

Bakri (lat. Cuprum) është një element kimik i cili në sistemin periodik gjendet me simbolin Cu dhe ka numrin rendor 29. Është një metal i periodës së 4 në grupin e 11 të sistemit periodik. Emri kuprum rrjedh prej fjalës cyprium "mineral nga ishulli i Qipros". Bakri në natyr gjendet rrallë herë në gjendje të lirë. Xehet më të rëndësishme të bakurit janë - CuFeS,Cu2S etj.


bakri është një metal relativisht i butë, i cili mund të përpunohet lehtë. Përdorim të madh gjen në lëmi të ndryshme, veçanërisht është përcjellës i shkëlqyer i elektricitetit të nxehtësisë, po ashtu ka dhe një numër të madh të parave metalike që janë formuar nga bakri. Bakri si një metal i rëndë reaktiv i butë, ju takon grupit të metaleve të çmueshme.

litiumi është një element kimik dhe radhitet tek metalet e lehta. U zbulua në vitin 1817 nga Johan August Arfwedson. Emri i tij rrjedh nga fjala e gjuhës së vjetër greke "lithos" (gr. Λιθος), që e ka kuptimin “gur”, pas që litiumi për herë të parë u vërtetua në shkëmbinj. Litiumi është prej gjithë metaleve më i lehti.

Perfitimi: Prodhimi i litiumit metalik bëhet me anë te elektrolizës së një përzierjeje, e cila përbëhet në peshën e saj nga 52% klorid të litiumit dhe 48% klorid të kaliumit. Kjo përzierje ka temperaturën e shkrirjes 352 °C. Litiumi i lëngët mblidhet në sipërfaqen e elektroliteve dhe kështu mundet shumë lehtë të ndahet nga qeliza elektrolite

Perdorimi: Litiumi përdoret në bateritë dhe akumulatorët e kualitetit të lartë. Në mjekësi përdoret, sidomos në formën e kripërave të litiumit si p.sh karbonati i litiumit, si medikament në terapinë e sëmundjeve psikike afektive bipolare. Më tutje përdoret si mjet për prodhimin e hidridit të litiumit dhe amidit të litiumit, si mjet reduktues në kiminë organike dhe në rafinerinë e metaleve

 

 

 
 
 
Username:
Password:
 
sot keni pasur 53230 visitors (105857 hits) ne kete faqe
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free